Loading…

Vucic i kërkon ambasadorit Scott që ShBA-të të ndikojnë në Prishtinën

  • 04/12/2018 | 13:22

Vucic i kërkon ambasadorit Scott që ShBA-të të ndikojnë në Prishtinën

Ambasadori Scoot ka përkujtuar se sekretari Mike Pompeo ka ftuar pushtetin në Prishtinë që të heqë taksën në mallin serb dhe atë të BeH-së dhe ka thënë se ShBA-të mbështesin përpjekjet e Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic e ka lutur ambasadorin amerikan në Serbi Kyle Scott, me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën rreth Kosovës, që ShBA të shfrytëzojë ndikimin politik dhe t’ia tërheqin vërejtjen Prishtinës e me veprimet e saj “po e kërcënon paqen e stabilitetin në regjion”.

Vucic, sipas shërbimit të tij të informimit, i është abnkuar amabasadorit amerikan edhe për fromimin e Ushtrisë së Kosovës, gjë që, “po shkakton shqetësim të madh të Serbisë për të ardhmen e popullit serb në Kosovë”, transmeton GazetaMetro.net.

Sipas kumtesës së transmetuar nga N1, ambasadori Scott ka thënë se me taksa po shkelen dispozitat e CEFTA-s dhe ka përkujtuar se sekretari Mike Pompeo ka ftuar pushtetin në Prishtinë që të heqë taksën në mallin serb dhe atë të BeH-së.

“Ambasadori Scott ka përsëritur se ShBA-të mbështesin përpjekjet e Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme, e cila do të mundësonte stabilitet dhe ka falënderuar Serbinë për reagimin e përmbajtur ndaj ngjarjeve të fundit”, thuhet në kumtesë.

Vucic, sipas kumesës, ka përkujtuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Rezolutën 1244, si edhe dispozitat e CEFTA-s, duke thënë se Serbia nuk e ka shkelur asnjë prej tyre si dhe ka këruar që, me ndërmjetësimin e BE-së, të vazhdojë dialogu i Brukselit dhe kërkimi “i zgjidhjes me komprimis për çëshjten e Kosovës”./GazetaMetro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë