Loading…

Vucic i ‘frikësohet’ një lufte me Kosovën, thotë se do të ishte katastrofë

  • 06/12/2018 | 10:33

Vucic i ‘frikësohet’ një lufte me Kosovën, thotë se do të ishte katastrofë

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka htënë se sot se, pavarësisht lëvizjeve të paarsyeshme të Prishtinës, Serbia do jetë në gjendje të ruajë paqen që lufta të mos ndodhë por nëse ‘luajnë me popullin serb nuk lejojmë’, përcjell Gazetametro.net.


“Nuk dua ta përdori atë fjalë, e as që mendoj se është e mirë, më duket sikur njerëzit nga Prishtina nuk janë të vetëdijshëm për katastrofën që mund të shkaktojnë dhe i lus që ta kuptojnë”, ka thënë Vucic.

Presidenti tha se duke futur taksat, autoritetet e Prishtinës po përpiqen të prishin jetën e serbëve në Kosovë, por ai thotë e sa të jetë në politikë nuk do i ‘lejojë të shkatërrojnë vendin tonë’.

“Nuk do të lejoj asnjë agjentë të drejtojë Serbinë. Për sa kohë që unë jam politikisht i gjallë, nuk do t’i lejoj ata të shkatërrojnë vendin tonë”, tha ai, përcjell Gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë