Loading…

Vucic: Brengosem me papërgjegjësinë e liderëve të Kosovës

  • 14/04/2019 | 16:05

Vucic: Brengosem me papërgjegjësinë e liderëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Akelsander Vucic sot në një konferencë për media ka thënë se është i brengosur me papërgjegjsinë e liderëve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se nuk i frikësohet asnjë presioni, e as takimit në Berlin.

“Brengosem për çdo gjë dhe për takimin në Berlin. Jo pse i frikësohem çfarëdo presioni, as që mendoj se do të ketë presione, por nuk po shoh as si më tutje dhe as si me njerëzit kaq të papërgjegjshëm siç janë aktualisht liderët shqiptarë të Kosovës. Kjo po shkakton tek unë një drojë dhe frikë, sado që kjo do të na shtyjë që edhe më seriozisht dhe më me përgjegjësi të sillemi”, citon tanjug të ketë thënë Vucic.

Sipas Vucic, mediet në Kosovë, për dallim nga mediet gjermane zvicerane, e edhe ato kroate, gjërat e djeshme në rrugë i kanë parë në një mënyrë tjetër.

“Kjo më ka dhënë forcë shtesë dhe shpresë të bëj gjëra të mira për vendin tonë dhe për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vucici. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë