“Serbia me asgjë nuk po shkakton jostabilitet, por me provokime të përhershme do të gjendemi në situatë pa rrugëdalje që të mbrojmë popullin serb në Kosovë. Serbia nuk guxon të lejojë dëbimin e popullit të saj”, ka thënë Vucic
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ia ka transmetuar ambasadorit të Rusisë në Serbi Aleksandar Çepurin “shqetësimin e madh” të Serbisë për shkak të formimit të Ushtrisë së Kovës, sipas tij, në kundërshtim me Rezolutën 1244, “kornizën e vetme e cila është në harmoni me të drejtë ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura, transmeton GazetaMetro.net.
Mediet serbe citojnë kumtesën, sipas të cilës Vucic ka thënë se Serbia është shtyrë në rrugë të padalje.
“Serbia me asgjë nuk po shkakton jostabilitet, por me provokime të përhershme do të gjendemi në situatë pa rrugëdalje që të mbrojmë popullin serb në Kosovë. Serbia nuk guxon të lejojë dëbimin e popullit të saj”, ka thënë Vucic.
Çepurin ka thënë se çështja e Kosovës është problem afatgjatë, për të cilin duhet gjetur zhjidhje të arsyeshme, të dobishme për të gjithë. Ai ka shtuar se Moska zyrtarë me kujdës po e përcjell situatën, gjë që shihet edhe nga reagimet e Ministrisë së punëve të jashmt të Rusisë.
Vucic e Çepurin kanë konstatuar se janë në vazhdim përgatitjet për vizitën e ardhshme të Putinit në Serbi, thuhet në kumtesë./GazetaMetro.net