Loading…

Vucic gufon pas samitit: Çdo ditë më e qartë se kush është përgjegjës për problemet e dhunën në Kosovë

  • 01/06/2023 | 18:27

Vucic gufon pas samitit: Çdo ditë më e qartë se kush është përgjegjës për problemet e dhunën në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic pas takimit me liderët europianë në samitin në Moldavi u shpreh se krahas temës kryesore që është Ukraina, u bisedua edhe rreth Kosovës, e sipas tij delegacioni i Kosovës paska refuzuar të flasë e takohet me atë serb që e konsideroi si një fitore të konsiderueshme sipas tij, transmeton Gazeta Metro.


Vucic u krenua se ai u tregua i gatshëm për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, ndërsa pala kosovare nuk dëshiroi të flasë me ta sipas tij, që nuk u prit mirë sipas përshkrimit të tij.

“Osmani foli, fola edhe unë, ata nuk deshën asnjë takim me delegacionin serb që mendoj se nuk u mirëprit nga askush, ne gjithmonë dëshirojmë bisedime dhe nuk e kam problem të flasim, por e kam përshtypjen se po bëhet çdo ditë më e qartë se kush është përgjegjës për problemet dhe dhunën në Kosovë e Metohi” tha Vucic.

Presidenti serb i përshkroi prapaskenat e samitit dhe një tentim të organizimit të një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit, nga kryeministri luksemburgas Xavier Bettel, që ishte refuzuar nga ajo duke e udhëzuar të organizojë takimin në kuadër të dialogut në Bruksel, siç edhe kërkohet nga lehtësuesit e dialogut, Bashkimi Europian.

“Ju me siguri keni dëgjuar që kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel dëshiroi që të vë kontakt dhe të na lidhë edhe këtu me Prishtinën. Por Vjosa Osmani nuk dëshiroi të takohet dhe të flasë me ne. Tha – organizoni takim të nivelit të lartë në Bruksel dhe Kurti do të vijë e do ta takojë Vucic. Kaq ishte.” tha Vucic duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ai u pyet nëse pret presion shtesë ndaj Serbisë nga perëndimi rreth Kosovës siç ankohet zakonisht presidenti serb, këtë herë iu shmang këtij narrativit viktimizimit e retorikës akuzuese për standarde të dyfishta duke aktruar paqedashësin me fjalët se nuk është çështje presioni por gjetje zgjidhjesh.

Presioni i madh ndërkombëtar është parë tek dy palët e dialogut por së fundi pas veprimeve të qeverisë në Veri, është pala kosovare që konsiderohet fajtore e jo konstruktive në këtë rast dhe atë padyshim madje. Janë paralajmëruar masa ndëshkuese nga SHBA së pari që përjashtoi Kosovën nga stërvitjet ushtarake ‘Defender Europe 2023’. Sipas ujdive në Bruksel, të dyja palët në dialog janë pajtuar me masa ndëshkuese për palët jo konstruktive në proces./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë