Loading…

Vucic flet për ‘martesën e djalit të Thaçit me vajzën e tij’, ka këto fjalë për Kurtin

  • 08/09/2018 | 16:03

Vucic flet për ‘martesën e djalit të Thaçit me vajzën e tij’, ka këto fjalë për Kurtin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, ka thënë se nuk e ka përulur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi nuk ka shkuar në bisedime për ta përulur ose ofenduar dikë.


Siç thotë ai, ka qenë dikush tjetër që i ka përmendur vajzat edhe djemtë e dikujt, dhe me këtë e ka përulur vetën.

“Nuk e kam përulur Hashim Thaçin, nuk kam shkuar në bisedime për ta përulur ose ofenduar dikë. Ju mund të përulni veten kur silleni jo mirë ose jo në mënyrë të civilizuar me dikë. Atë e ka bërë dikush tjetër që i ka përmend vajzat dhe djemtë e dikujt tjetër, ai e ka përulur veten, jo ne”, ka thënë Vucic, përcjell Gazetametro,net.

Ndërkohë Vucic, ka thënë se kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm pas disa vitesh.

“Duhet ta ruajmë paqen pasi kjo gjendje do të vazhdojë gjatë, andaj duhet të shikojmë të ardhmen pasi kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm në Evropë”, ka thënë ai.

“Më e rënda është të pranoni se gjerat nuk janë të njëjta, e në Prishtinë duhet ta kuptojnë këtë”./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë