Loading…

Vucic e quan mashtrim deklaratën e Thaçit për Serbinë në BE

  • 03/06/2017 | 18:56

Vucic e quan mashtrim deklaratën e Thaçit për Serbinë në BE

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili dje tha se nuk mund ta imagjinojë Serbinë në BE para Kosovës.


Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve, Vucic tha se këto deklarata janë vetëm mashtrim.

“Nëse unë them se kjo është qesharake, ata do të thonë se ne e pranojmë se Kosova nuk është Serbi. Nëse jap ndonjë përgjigje tjetër, do të thonë se jemi në të njëjtin nivel në rrugën evropiane, aq sa ka arritur edhe Prishtina”, tha Presidenti serb në samitin Brdo-Brioni.

Ai tha se nuk dëshiron të jep ndonjë përgjigje nxitëse, pasi nuk dëshiron të dëmtojë interesat e serbëve në Kosovë.

“Me serbët në Kosovë do të merret ekskluzivisht Beogradi dhe ne duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë më shumë me ta”, shtoi Vucic.

Vucic gjithashtu e akuzoi liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj se po bën deklarata kërcënuese në fushatë parazgjedhore.

“Ne nuk duam armiqësi me askënd, do të shmangemi nga armiqtë. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët”, tha ish-kryeministri serb.

I pyetur për dialogun, Vucic tha se Beogradi gjithmonë është gati dhe se pret që bisedimet të fillojnë sa më shpejtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë