Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas ofendimeve që i pari i Qeverisë së Kosovës mori nga presidenti serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se është e papranueshme dhe e neveritshme, që presidenti i Serbisë, e quan Kurtin “llum terrorist”.
“Unë jam në opozitë dhe punoj për ta mposhtur VV-në në zgjedhjet e ardhshme. Ka shumë me të cilat nuk jam dakord. Por të kesh Presidentin e Serbisë që i referohet kryeministrit të Kosovës Kurti si “llum terrorist”, është e papranueshme dhe e neveritshme”, ka shkruar Çitaku.
I am in the opposition and I work to beat VV in the next elections. There are way too many things I disagree with them.
But to have President of #Serbia referring to Kosovo’s PM Kurti as “terrorist scum,” is unacceptable and disgusting. #Dialogue #EU #Frontruner— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) December 1, 2022
Vucic dje shpërtheu dhe u çart keq ndaj Kurtit, duke e quajtur terrorist.
“Po heshti me muaj e vite, po i duroj budallallëqet e të gjithëve në rajon e botë. Ai bërlloku terrorist do të duhej të merrte dënimin e merituar të Bashkimit Evropian. Natyrisht nuk e mori. Mori diçka që askush nuk mund ta kuptojë. Kështu sillen vazhdimisht, jo vetëm që kanë shkelur normat e Marrëveshjes sĽ Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha ato normat demokratike” ka deklaruar Vucic. /gazetametro.net