Loading…

Vucic e pranon: Flamuri i Kosovës është kudo, nuk do ta ndalojë vizitën në Francë

  • 05/11/2018 | 22:50

Vucic e pranon: Flamuri i Kosovës është kudo, nuk do ta ndalojë vizitën në Francë

Ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës në Katedralen e Notre-Dame në Paris, ka ‘tërbuar dhe çmendur’ sot mediat dhe politikën në Serbi.

Në Serbi kanë harruar fare vizitën e kancelarit austriak Sebastian Kurz, duke u marrë me ngritjen flamurit të Kosovës në Francë, madje presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic është pytur sot vazhdimisht gjatë ditës rreth kësaj çështje, njofton gazetametro.net.

Vucic në mënyrë indirekte ka konfirmuar se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë që të udhëtojnë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Për asnjërin prej nesh kjo nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si ndodhi që kjo përnjëherë të bëhet temë? Kështu është në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë … Të mos shkoj askund? A duhet ta izolojë vetën? Më thoni çfarë të doni? Vetëm mos kërkoni atë që në një moment ju duket se si “dikujt do t’ia nënën e nënës …”, ka thënë Vucic.

Lajmin për vendosjen e flamurit të Kosovës në Katedralen Notre-Dame e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë