Loading…

Vucic e ndryshon propagandën: Prishtina planifikoi t’i vrasë 6-10 persona që rezistojnë me armë në Veri

  • 13/08/2022 | 09:45

Vucic e ndryshon propagandën: Prishtina planifikoi t’i vrasë 6-10 persona që rezistojnë me armë në Veri

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka ndryshuar pak rrëfimin për “një sulm” të Kosovës në pjesën veriore duke thënë tani se Prishtina ka planifikuar të vrasë “6-10 persona që mund të rezistojnë me armë” në Veri.


Sipas tij Kosova është duke i ndjekur disa persona të cilëve Vuçiq ka thënë se ua di edhe emrat

” Janë 6-10 emra të serbëve për të cilët mendojnë se janë bartës së rezistencës më armë e çfarëdo rezistence tjetër ndaj strukturave kriminale në Prishtinë, të cilët planifikojnë pogrom ndaj popullit tonë”

Një prej arsyeve, ka shtuar Vuçiq, që ka dalë në opinion ka qenë ndalimi i këtyre “likuidimeve”.

“Ata do të vazhdojnë me aksionet e tyre dhe nuk do të rrinë të qetë derisa nuk e përfundojnë punën në Veri të Kosovës. Kjo është e vetmja që ka rëndësi për ta. Ata mendojnë që tjerat punë i kanë përfunduar kaherë”, ka shtuar presidenti serb që e ka specialitet propagandën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë