Loading…

Vucic e krahason trenin me dronin në stadiumin e Beogradit

  • 19/01/2017 | 18:22

Vucic e krahason trenin me dronin në stadiumin e Beogradit

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Republica’, ka folur për raportet me Kosovën, pas incidentit me trenin që Serbia kishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Vucic e ka vlerësuar të paarsyeshëm reagimin e policisë së Kosovës, duke e krahasuar trenin me simbole serbe dhe sllogane provokative, me dronin me flamur që ishte lëshuar në stadiumin e Beogradit, kur po zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri. 


Vucic ka thënë se Kosova reagoi me forca të armatosura kur një tren i stolisur me elemente nacionaliste po shkonte drejt Mitrovicës, por sipas tij Serbia nuk e bëri këtë kur shqiptarët provokuan me një flamur në të cilin shfaqej harta e Shqipërisë së Madhe e që e lëshuan midis Beogradit. Por siç duket Vucic, mundohet të bëjë lajka, pasi shumë mirë e di se treni u përgatit nga Beogradi zyrtar, ndërsa ‘Droni’, ishte një iniciativë private e një individi, i cili përveç tjerash, nuk ishte as shtetas i Kosovës, përcjell gazetametro.net.

Vucic në këtë intervistë ka thënë se ai nuk ishte në dijeni për nisjen e trenit. E siç duket edhe këtu gënjen, pasi treni kishte ditë që përflitej nëpër media, e për më tepër i gjithë organizimi ishte bërë nga Zyra për Kosovën në kabinetin e tij qeveritar.

“Ne kërkojmë dialog dhe bashkëpunim për rritjen e paqes në Ballkan. Unë nuk isha në dijeni për nisjen e rentit, por në qoftëse një tren do të bëhet që të dërgohen njësi të armatosura, është një rrezik i kthimit të një zjarri për të gjithë Evropën’’, ka thënë Vucic.

Sipas tij, Kosova e ka ekzagjeruar rastin sikur të ishte një armë bërthamore.

“Ishte vetëm një tren i nisur në territoret e banuara me serbë, nuk ishte një armë. Ndërsa ata reaguan duke dërguar trupa. Ata mund të më telefononin mua, ne mund të negocionim. Problemi është se ata nuk duan të bisedojnë me ne”.

I pyetur se sa i madh është rreziku i konfrontimit ushtarak apo luftës tani, ai u përgjigj:

“Isha i befasuar, i habitur nga ky akt i papërgjegjshëm. Dërgimi i njësive speciale me automatikë në veri të Kosovës, të banuara vetëm me serbë, kundër një treni. Ata kanë mundur të diskutojnë, madje edhe të argumentojnë, por jo të vendosin njësi të armatosura. Është e paërgjegjshme si ata vepruan”.

Krahasimi i trenit me “Dronin”

“Nuk mund të krahasohet një tren me shkrime, me njësitë e armatosura që tregojnë forcën në një territor, ku banorët e të cilit nuk duan t’i shohin ato. Unë e përsëris, kjo është shumë e papërgjgjshme. Në tren nuk ka pasur imazhe si “Serbia e Madhe”, por vetëm ikona “Kosova është Serbi”. Në rastin kur në Beograd është paraqitur harta e Shqipërisë së Madhe, ne nuk kemi bërë asgjë, dhe prapë ne kemi qenë të dënuar dhe të kritikuar. Në ditët e fundit kemi dëgjuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke thënë se ‘serbët mund të vijnë vëtëm si turistë, dhe kryeparlamentarin e Prishtinës Kadi Veseli i cili dëshiron të festojë të ashtuquajtërën pavarësi të tyre. Ditën tjetër arrestohet një djalosh i cili ishte duke u kthyer në shtëpi nga jashtë vetëm për shkak se kishte veshur një xhaketë me ngjyrat serbe. Ata shkatërruan kishat ortodokse gjithashtu”.

Ndërsa i pyetur për të dytën herë se a ka rrezik lufte, ashtu siç kishte deklaruar presidenti serb, Tomislav Nikolic, Vucic, tha se Serbia ka vepruar për të qetësuar situatën, por sipas tij nuk është e sigurt se si do të veproj Prishtina.

Ndërsa deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Serbia po dëshiron të aneksojë një pjesë të Kosovës, sikurse Rusia që ka vepruar me Krimenë, Vucic ka thënë ky është budallaku më i madh që kishte dëgjuar ndonjëherë, duke shtuar se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë e Serbisë.

“Ne nuk jemi një Rusi e vogël, as nuk kemi plane ushtarake, këto plane i kishte Prishtina”, ka thënë Vucic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë