Loading…

Vucic e ka të qartë: Kosova nuk heq taksën pa njohjen e pavarësisë nga Serbia

  • 03/12/2018 | 20:20

Vucic e ka të qartë: Kosova nuk heq taksën pa njohjen e pavarësisë nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “autoritetet shqiptare të Kosovës e Metohisë nuk dëshirojnë të dëgjojnë për heqjen e taksës antiligjore kundër Serbisë e Bosnje e Hercegovinës”.

Madje, siç thotë Vuçiqi, “në takime me komisionarin evropian Johannes Hahn, kanë konstatuar se këto masa do të mbesin në fuqi derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, raporton “Fonet”.

“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe me Serbinë nuk bisedohet në këtë mënyrë. Iu ka mbetur vetëm të na shkelin nëpër rrugë dhe s’do të ketë më probleme tjera”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se shqiptarët në Kosovë kanë paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor dhe ka thënë se ky qëllim i tyre është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, “me të gjitha marrëveshjet e NATO-s dhe do të thosha, në kundërshtim me dëshirat e shpallura publikisht të fuqive të mëdha”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë