Loading…

Vucic e dërgoi Radoicic në Kosovë me fanellë alla Zelensky që të aktrojë guerilin, tha politikani serb Ponos

  • 07/07/2022 | 14:14

Vucic e dërgoi Radoicic në Kosovë me fanellë alla Zelensky që të aktrojë guerilin, tha politikani serb Ponos

Ish kandidati për president të Serbisë, Zdravko Ponos, se shfaqja e Milan Radoicic në veri të Kosovës me atë qëndrim e porosi është e porositur nga vet presidenti serb Aleksandar Vucic që është një dëshmi e dështimit të politikës së tij në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Zdravko Ponos dikur ministër dhe shef i shtabit të ushtrisë serbe, tani themelues i një nisme politike të re në Serbi, vlerësoi se kjo ngjarje është dëshmi e fiaskos së politikës së Vucic në Kosovë.

“Vucic deri sot ka shfrytëzuar diplomacinë të ndryshojë gjendjen në terren, për fat të keq, hapat e tij diplomatik kanë gjendjen në terren në dëm të Serbisë dhe serbëve që jetojnë atje. Tash e ka parë që i ka marrë dreqi të gjitha e do të provojë të krijojë rrethana të reja që me diplomaci të bëjë diçka. Ai dërgoi Radoicic atje që të aktrojë guerilin, të nxisë popullin, në një gjoja kryengritje, me siguri po e këshillojnë disa që kanë ca përvojë të të nëntëdhjetave, e as atëherë nuk përfundoi mirë, e në krah të Milosevicit, të cilin ky provon ta kopjojë, asokohe kishte shërbime shumë më serioze të sigurisë, diplomaci shumë më serioze dhe ishte një burrështetas shumë më serioz” vlerësoi Ponos në emisionin ‘Iza vesti’ të televizionit TV N1.

Ponos shtoi se Vucic nuk mund të luaj më këtë lojë “e politikës që do të dëmtojë shumë popullin tonë atje dhe Serbinë si shtet, e ajo që atje duhet dikush të aktrojë si Zelensky në këtë mënyrë është goxha budallallëk, pasi as Zelensky nuk e aktron veten aq mirë”.

I pyetur nëse duhet të frikësohen ai tha se gjithsesi se duhet, “pasi kjo nuk po shkon në drejtimin e duhur, pasi kjo do të na kthehet kokës, ata këtë nuk e dinë ta bëjnë e këto nuk bëhen më, me këtë që e dërgoi Radocic atje ai tashmë i ka bërë dëm të madh popullit atje dhe interesit tonë kombëtar, ai do bëjë dëm ende më të madh”. Ponos shtoi se “ai ka rënë në gropë dhe na futi të gjithëve aty, le të ndalet se gërmuari”.

Rezolutën e Parlamentit Evropian për Serbinë Ponos e vlerësoi si një paralajmërim serioz nga bashkësia ndërkombëtare se Serbia ka probleme serioze./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë