Loading…

Vucic dëshiron komunikim direkt me Kosovën

  • 23/01/2017 | 10:36

Vucic dëshiron komunikim direkt me Kosovën

Sipas kryeministrit serb Aleksandar Vucic, “komunikimi direkt i qeverisë serbe dhe të asaj të Kosovës me siguri do të ndihmonte që të parandalohen shumë mosmarrëveshje”.


“Do të kishte ndihmuar një “telefon i kuq” siç ishte ai që dikur e përdornin Uashingtoni dhe Moska”, pretendon Vucic.

Këtë ide mbi vendosjen e lidhjes së drejtpërdrejtë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Vucic ka propozuar në takimin e tij me ish nënpresidentin e SHBA’ve Joseph Biden në forumin botëror ekonomik në Davos, transmeton gazetametero.net.

“Gjithçka mund të zgjidhet, nëse vendoset “linja e nxehtë” apo “linja e kuqe” në mes të Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të dëgjohemi në çdo moment”, ka propozuar Vucic.

Për këtë nismë nuk ka përgjigje nga Prishtina, derisa analistët thonë se qeveria kosovare nuk do të pranojë këtë.

“BE konsideron se Kosova është nën autoritetin e tyre dhe se ata duhet të vendosin si do të zgjidhen çështjet. Mënyra e vetme që Kosova të pranoj të bisedoj me Beogradin, siç ka ndodhur deri tani, është vetëm komunikimi nëpërmes të Brukselit”, thonë analistët. /gazetametero.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë