Loading…

Vucic: Askush nuk guxon të na vë ultimatum për Kosovën

  • 10/05/2018 | 14:08

Vucic: Askush nuk guxon të na vë ultimatum për Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklaruar sot se me Serbinë askush nuk mund të flasë me gjuhën e ultimatumit e kërcënimit dhe se, sipas tij, përkundër të drejtës publike ndërkombëtare, po Serbisë po caktohet pranimi vetëm i asaj që është interes shqiptar.


Ai ka shtuar se “ne do ta vazhdojmë rrugën, por ka theksuar, rrugën e vështirë, sepse aty është kapitulli 35 që ka të bëjë me Kosovën” e kusht të ngjashëm nuk ka pasur asnjë vend, por shpresoj se edhe këtu do të gjejmë zgjidhje” (asnjë shtet i pranuar në BE nuk ka pasur raste si Kosova).

Në një konferencë shtypi me kryetarin qipriot Nikos Anastasijadis, ka theksuar se Qiproja është njëri nga vendet e BE-së i cili më së fuqishmi dhe më së qarti mbron integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë ai e ka falënderuar për qëndrimin rreth Kosovës.

Siç njofton tanjug, ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë me të gjithë, se përpiqet të ketë marrëdhënie të mira, porse, sipas tij, të gjithë duhet ta dinë se i vlerësojmë dhe i respektojmë ata që kanë qenë pranë nesh në situatat më të vështira.

Vucici i ka treguar kryetarit qipriot se çfarë po ndodh rreth Kosovës, rajonit dhe se Serbia është e interesuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë