Anulimin e vizitës së paraparë për të mërkurën në veri të Kosovës, kryeministri serb thotë ta ketë bërë për shkak se nuk pranon kushtëzimet që ia ka bërë Qeveria e Kosovës.
“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiq.
Këto deklarata ai i bëri për televizionin shtetëror serb “RTS”, përcjell gazetametro.net
Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë. /gazetametro.net