Loading…

Vucic aktivizon shërbëtorët, Dodik: Serbia dhe Republika Srpska do të reagojnë bashkërisht pas presionit për Kosovën

  • 09/12/2022 | 20:50

Vucic aktivizon shërbëtorët, Dodik: Serbia dhe Republika Srpska do të reagojnë bashkërisht pas presionit për Kosovën

Foli ‘Bota Serbe’ përmes presidentit të entitetit politik serb në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili ka deklaruar sot se së shpejti përfaqësuesit e Republika Srspka dhe të Serbisë do të dalin me përgjigje të përbashkët kombëtare për, siç i çuan, presionin dhe rrenat kundër popullit serb në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Dodik që jo shumë kohë më parë është sanksionuar nga SHBA për shkak të ndikimit të tij korruptiv këtë herë zgjodhi si cak britanikët për sharje dhe etiketim dhe njoftoi se nuk do të merr pjesë në çfarëdo takimi të thirrur nga Kuinti nëse prezent është përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata janë ata ndërhyrësit që kanë shkatërruar stabilitetin e popullit serb përgjatë historisë dhe ata janë dëmtuesit më të mëdhenj për popullin serb, e këtë po e dëshmojnë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosmet”.

Ai vazhdoi me teoritë komplotiste se Perëndimi ka synim të krijojë ‘atmosferë të shkeljes së Rezolutës 1244 në Kosovë e Metohi, dhe kjo para së gjithëve, shtetet e Kuintit, SHBA’ja dhee Britania e Madhe”. Sa për anëtarët e tjerë të pesëshes ai i vlerësoi si shërbëtor të këtyre dyjave, “ndjekin këto politika pasi nuk duan të komprometohen për shkak të një Kosove e qëndrimit të Serbisë”.

“Shihet që disa po ua forcojnë muskujt institucioneve të përkohshme në Prishtinë, që tani me dhunë po imponojnë zgjidhje që janë të papranueshme për komunitetin etnik serb” tha ai.

Pasi lëvdoi presidentin serb Aleksandar Vucic, siç e vlerëson, për ‘mbrojtjen e vendosur të interesave serbëve në Kosovë e Metohi’, ai njoftoi se për shkak të kualifikimeve të kryeministrit Albin Kurti në llogari të Republika Srpska, përfaqësuesit e këtij entiteti nuk do të lejojnë që qytetarëve kosovarë të iu lejohet udhëtimi vetëm me letërnjoftim pa marrë parasysh se u pajtuan në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai shtoi se, sipas tij, Republika Srpska, ka më shumë legjitimitet sesa Kosova, të cilën nuk e paskan njohur më shumë se gjysma e shteteve në OKB.

Ai akuzoi e shau tutje Perëndimin që po synon të shkatërroj marrëveshjen e Dayton pasi që është kritikuar ashpër për gjuhën e urrejtjes dhe retorikën secesioniste të tij që rrezikon rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë