Ridvan Haqifi nga Gjilani, tashmë mësohet se është vrarë gjatë luftimeve në Irak dhe Siri.
Gazeta Metro mëson se Haqifi është vrarë kohë më parë, por këto ditë familja e tij ka hapur derën për të pranuar ngushëllime.
Ndërsa Radio Televizioni i Kosovës, raporton të ketë provuar që të marrë më shumë informacione nga familja e tij, por kjo ka qenë e pamundur.
Mësohet se lajmin e kanë pranuar edhe BIK-u në Gjilan dhe Policia e Kosovës, por këta të fundit thanë për gazetametro.net se nuk e kanë një informacion.
Ridvan Haqifi, është emri i vërtetë i xhihadistit Abu Muqatil (Al Kosovi). Haqifi kishte paralajmëruar Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, Serbi etj. /gazetametro.net