Në orët e para të ditës së sotme, buzë rrugës që lidh fshatin Dumosh me fshatin Batllavë të Podujevës është gjetur një turp i pajetë i një mashkulli rreth 45 vjeç
Policia në vendngjarje ka gjetur edhe dy gëzhoja të armës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rastit dhe sqarimin e tij. Për detaje tjera do të njoftoheni më vonë.
KTV raporton të ketë ka marrë informacion se personi ka qenë punëtor i KEDS-it.
Mbrëmë, të ndjerin sipas këtij iinformacioni e kishte thirrur dikush në telefon. Ai kishte dalë në vendin e caktuar dhe te xhamia e fshatit e kanë marrë dy vetura. Ndërsa, disa metra më larg, ai është vrarë. Raportohet se ende askush nuk i di arsyet e vrasjes.
Familjarët thonë se ai nuk ka pasur probleme me askënd. I ndjeri pas vetes ka lënë bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë. /gazetametro.net