Loading…

Vritet aksidentalisht një polic në Prishtinë

  • 19/02/2022 | 08:02

Vritet aksidentalisht një polic në Prishtinë

Mbrëmë ka vdekur një polic në fshatin Zllatar të Prishtinës, pasi fillimisht u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit, shkruan Gazeta Metro.


Polici me inicialet L.H humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit.

Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi sonte.

Sipas këtyre burimeve gjithçka ndodhi në një villë të Zllatarit, ku rreth 15 policë u mbledhën për të festuar për qejf.

Festa u kthye në tragjedi, ku pas përfundimit të ndejës njëri nga zyrtarët policorë dyshohet se aksidentalisht e shkrepi armën e zjarrit dhe plagosi policin Haxholli.

Lirimi u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë