Loading…

Vret vetën aksidentalisht një person në Drenas

  • 25/04/2017 | 17:33

Vret vetën aksidentalisht një person në Drenas

Një vetëvrasje aksidentale ka ndodhur sot në fshatin Fushticë të Ulët të Drenasit.


Mësohet se personi me inicialet A.Rr., 43 vjeç, aksidentalisht ka vrarë veten.

Zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Florije Ahmeti, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se për momentin kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë.

“Është vdekje e dyshimtë. Rreth orës 13.00 në stacionin policor të Drenasit është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Personi është mashkull, i lindur në vitin 1974. Jemi duke punuar për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri te kjo vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë