Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, në orët e paraditës në ditën e sotme në fshatin Drizë të Kuçovës.
“E zonja e shtëpisë, është vrarë me thikë nga bashkëshorti, M.L 49-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, u gjet e pajetë nga policia në dhomën e gjumit”, shkruan Top Channel.
E arsyeja e vrasjes së gruas nga bashkëshorti është grindja për motive xhelozie.
“Por bashkëfshatarët thonë se çifti ishte fjalë pak, punëtor dhe se nuk kishin probleme mes tyre”.
Bashkëshorti duke mos u larguar ka pritur policinë në shtëpi, ai është arrestuar dhe policia po heton për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. /gazetametro.net