Loading…

Vrau shqiptarin me çifte, autori i shpëton dënimit

  • 27/12/2016 | 19:19

Vrau shqiptarin me çifte, autori i shpëton dënimit

Prokuroria Shtetërore në Hagen të Gjermanisë ka vendosur të ndërpresë hetimet ndaj gjermanit që qëlloi për vdekje një të ri shqiptar më herët gjatë këtij viti, me arsyetimin se ai ka vepruar për vetëmbrojtje.


Në prillin e këtij viti, në Neuenrade të Gjermanisë, një refugjat 18 vjeçar nga Shqipëria ishte qëlluar me armë gjuetie nga një gjerman 63 vjeçar. I riu kishte hyrë në shtëpinë e gjermanit për të vjedhur, raportojnë sot mediat lokale. Pronari i shtëpisë qëlloi me pushkë gjuetie, shqiptarin, i cili, sipas tij, e kishte kërcënuar me thikë.

I riu morri plagë të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.

Pronari gjerman tha gjatë marrjes në pyetje se, shqiptari i tha se kishte pranuar se kishte ardhur për të vjedhur. Dhe kur gjahtari e ka parë se ai kishte një thikë në dorë, e kishte kapur paniku. Kështu, ai marrë çiften qëlloi 18-vjeçarin në kokë.

I ndjeri, pak ditë më parë do të festonte ditëlindjen e tetëmbëdhjetë nëse do të ishte gjallë.

Më vonë, organet hetuese kanë konstatuar se ajo që pronari kishte thënë se ishte thikë, në fakt kishte qenë një mjet multiplikativ, në të cilin mund të montohen vegla të ndryshme.

Policia ka kapur më vonë një bashkëpunëtor të 18-vjeçarit, i cili e kishte organizuar vjedhjen, ndërsa gjatë zhvillimit të ngjarjes kishte qëndruar jashtë banesës, në veturë dhe pastaj kishte ikur. Por, bashkë me 18-vjeçarin tashmë të vdekur, gjatë sulmit, në shtëpi ka qenë edhe një person tjetër, i cili ende nuk është kapur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë