Loading…

Vrasjen e mbrëmshme te BDI e kreu një shqiptar nga Elbasani

  • 06/04/2018 | 10:41

Vrasjen e mbrëmshme te BDI e kreu një shqiptar nga Elbasani

Një vrasje dhe dy plagosje të rënda ndodhen në rrethana ende të pashpjeguara gjatë mbrëmjes së djeshme në Tetovë duke ngritur alarmin tek autoritet lokale.


Pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona në aksin Tetovë-Shkup, ku mësohet se njëri prej tyre është nga Shqipëria.

Mësohet se shqiptari i Shqipërisë i arrestuar me akuzën e vrasjes dhe plagosjes në rrethana rënduese është 40 vjeçari L.B nga Elbasani, ndërsa personi tjetër është 41 vjeçari B.R, shqiptar i Maqedonisë.

Në automjetin në të cilën udhëtonin u gjetën armë zjarri, 2 pistoleta, të cilat janë konfiskuar dhe janë mjet i ekspertizës policore.

Në vendin e përplasjes me armë, sot u krye edhe ekspertizë ligjore nga ana e prokurorit si dhe ekipit të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës.

Policia është duke hetuar për vrasjen e ndodhur si edhe shkaqet e saj, ndërsa gjatë natës së mbrëmshme, BDI shpjegoi se pavarësisht se ngjarja kishte ndodhur pranë selisë së saj, ata nuk kishin lidhje me të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë