Polici në Pejë ka arrestuar të dyshuarin për një vrasje që ka ndodh në vitin 2001, njofton Klan Kosova.
“Në lidhje me rastin me datë 09.12.2016 me urdhëresë te Gjykatës Themelore ne Peje është bastisur shtëpia e te dyshuarit mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistolete CZ 99 me një karikator dhe 15 fishekë, një pushkë karabine “Zastava”, një pushkë gjuetie dy tytëshe ,një AK-47, me dy karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, nëntëdhjetë e dy (92) fishekë te kal.9 mm, një AK-47 i dëmtuar, një AK-47 i dëmtuar me një fishekë ne tyte, një automatik i dëmtuar dhe një pistoletë e dëmtuar”.