Loading…

Vrasje në Pejë

  • 06/03/2017 | 18:21

Vrasje në Pejë

Një person është qëlluar për vdekje sot rreth orës 16:00 minuta në lagjen “Fidanishte” të Pejës.


Këtë e ka konfirmuar për gazetametro.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mund të ju konfirmoj se sot gjatë orës 16:16 minuta është raportuar në Polici rasti i një vrasjeje”, ka thënë Ibraj për Metro.

Ndërkaq, ende nuk bëhen të ditura motivet dhe detajet tjera për këtë rast. Policia konfirmon se ende gjendet në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet e nevojshme.

Ndërkohë, gazetametro.net mëson se viktima është shtetasi kosovar,  M.Z i gjinisë mashkullore, i cili është qëlluar me armë zjarri.

Gazeta Metro do t’u mbajë të informuar me detajet për këtë rast.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë