E plotësuar:
Njoftimet e fundit nga rasti i vrasjes së ndodhur sot në Pejë, bëjnë të ditur se vrari dhe i plagosuri janë babë e bir. Ata mësohet të jenë nga Zahaqi i Pejës. I vrari në këtë rast ka mbetur babai i moshës 56 vjeç, ndërsa i plagosur djali 27 vjeç.
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë në Pejë.
Policia ka njoftuar se sot rreth orës 12:10 në Rr. Besnik Lajqi në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: me inicialet I.N m/k/sh dhe B.N m/k/sh, përcjellë gazetametro.net.
Sipas një njoftimi të policisë, njësitet relevante të PK’së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.
“Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
“Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe jemi në kërkim të dyshuarit tjetër”./gazetametro.net