Loading…

Vrasje në Gjakovë: I vendoset eksplozivi në derë, në stil të Shqipërisë

  • 14/10/2018 | 12:01

Vrasje në Gjakovë: I vendoset eksplozivi në derë, në stil të Shqipërisë
Foto nga arkiva

Në një fshat të Gjakovës ka ndodhur një vrasje, me anë të eksplozivit, i cili i ishte vendosur në derë të shtëpisë.


Bëhet e ditur se i vdekur nga shpërthimi ka mbetur Haxhi Ahmeti nga fshati Smolicë e Gjakovës.

Kryeprokurori Ali Selimaj ka bërë të ditur detajet e vrasjes, të cilat janë jo shumë të zakonta në Kosovë, edhe pse në Shqipëri pothuajse janë të përditshme.

Vrasja sipas Selimajt ka ndodhur përmes eksplozivit i cili ishte vendosur në shtyllën e derës së oborrit. Ky eksploziv ishte aktivizuar dhe ka lënë të vdekur një person.

Mësohet se kjo është vrasja e dytë brenda disa vitesh në familjen e Haxhi Ahmetit. Vëllai i Haxhisë, Ali Ahmeti para disa vitesh, ia kishte vrarë djalin viktimës së sotme.

Deri tani thuhet se ende nuk ka të dyshuar për këtë rast, edhe pse policia është duke hetuar në disa pista. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë