Loading…

Vrasje misterioze dhe makabre, personi gjindet i djegur tërësisht në veturë, policia jep detajet

  • 06/05/2018 | 09:52

Vrasje misterioze dhe makabre, personi gjindet i djegur tërësisht në veturë, policia jep detajet

Një vrasje misterioze dhe makabre ka tronditur banorët e fshatit Derven në Fushë-Krujë. Banorët telefonuan policinë pasi panë një automjet të djegur tërësisht, por kur mbërriti policia, u shokuan pasi brenda automjetit u gjetën mbetjen e një kufomë

Burime nga grupi hetimor thonë se Xhafer Osmani, 57-vjeç, rezulton i zhdukur prej disa ditësh nga banesa. Policia e Kosovës deklaron se familja e ka denoncuar të zhdukur në postën e policisë në Vushtri.

Osmani rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës me datë 29 prill. Megjithatë vendimtare do të jetë analiza e ADN. Policia e Kosovës thotë se është në pritje të rezultateve të viktimës për ti ballafaquar me ato të familjarëve të tij. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për krimin mendohet të jetë një lidhje intime mes viktimës dhe një femre.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 250 metra larg rrugës kryesore në një zonë rurale. Fillimisht ishin banorët e zonës që panë automjetin duke u djegur dhe lajmëruan policinë. Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë.

Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet.

Një grup i specializuar nga Policia e Durrësit, Prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda po heton rreth ngjarjes, ndërsa po verifikohen të gjitha denoncimet për largime nga banesa, apo për ngjarje të rënda, të cilat mund të kenë qenë shkak për këtë veprim çnjerëzor./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë