Loading…

Vrasja në Shkodër: Autorët i shkuan në lokal, mesazhi që i dhanë para ekzekutimit

  • 13/02/2022 | 21:08

Vrasja në Shkodër: Autorët i shkuan në lokal, mesazhi që i dhanë para ekzekutimit

Prekë Tonaj ka dyshime se është një tjetër viktimë e hakmarrjes. Dy autorët kanë hyrë në lokalin ku viktima ka qenë ulur dhe i janë afruar duke e qëlluar për vdekje.


Mesohet se para se ta qëllojnë i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin.

47-vjeçari Prek Tonaj ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmje e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në një lokal në qendër të fshatit. Ishin 2 persona që e kanë qëlluar për vdekje 47 vjeçarin teksa ka qenë duke konsumuar kafe në lokal. Para se ta qëllojnë autorët ende të paidentifikuar i kanë thënë emrin e personit që të cilin po e vrasin.

Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonaj. Burime bëjnë me dije se Prek Tonaj i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë. Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë