Loading…

Vrasja në Pejë, arrestohet vëllau i Astrit Ademajt

  • 09/09/2021 | 10:39

Vrasja në Pejë, arrestohet vëllau i Astrit Ademajt

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmë qytetin e Pejës, ku nga arma e zjarrit të vdekur mbetën Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Deçanit, shkruan Gazeta Metro.


Në raport gjithashtu është bërë e ditur se dy viktimat janë dërguar pa shenja jete në spital.

“Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë  dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar humbja e jetëve të dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë