Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një të dyshuar për vrasjen në Gjakovë, transmeton Gazeta Metro.
Ky është i arrestuari i dytë për rastin.
Sipas policisë, pas zhvillimit të hetimeve, i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar dhe arrestuar rreth orës 02:20.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./gazetametro.net