Disa persona janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë në lidhje me vrasjen e dy vëllëzërve.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka shoqëruar disa persona për intervistim në stacionin rajonal në Gjakovë në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës.
Lajmin për shoqërimin e personave për intervistim e ka konfirmuar për Klan Kosovën Policia e Kosovës, derisa ende asnjë nga të shoqëruarit nuk është në statusin e të dyshuarit për vrasjen – ashtu siç kanë raportuar disa media.
LEXO EDHE: FOTO|Hajnat ja vranë dy djemë, flet babai
Ndërkohë, sipas banorëve dhe dëshmitarëve të rastit ata u vranë nga hajnat, të cilët kishin synuar të vjedhin shtëpinë e tashmë të ndjerëve.
Njëri nga vëllezërit ka vdekur rrugës për në QKMF-në e Malishevës, e tjetri rrugës për QKUK. Në këtë fshat edhe gjatë ditëve të kaluara ka pasur raste të vjedhjeve, sipas banorëve.