Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, në Malishevë ka nxitur edhe reagimin e këngëtares, Tayna, transmeton Gazeta Metro.
Tayna vuri në pah kontrastin mes zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe problemeve themelore shoqërore që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.
Sipas saj, është e papranueshme që në një kohë kur bota diskuton për inteligjencë artificiale, robotë dhe teknologji të avancuar, gratë ende duhet të protestojnë për të drejtën më elementare – të drejtën për të jetuar.
“Kontrolli është ngatërruar me burrërinë”
Artistja kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, disa modele të gabuara të sjelljes vazhdojnë të trashëgohen nga një brez te tjetri. Ajo theksoi se për shumë kohë kontrolli është paraqitur si burrëri, ndërsa posesiviteti është ngatërruar me dashurinë.