Loading…

Vrasësit e Hadrit dënohen me burgim të përjetshëm

  • 23/11/2016 | 19:12

Vrasësit e Hadrit dënohen me burgim të përjetshëm

Familja e Enver Hadrit të ndjerë, të vrarë në Bruksel, ka njoftuar se sot vrasësit e Enverit janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Dje organizatorët e vrasjes së aktivistit shqiptar Enver Hadri u shpallën fajtorë. Prokurorja e Mbretit në Belgjikë dje ka kërkuar që të dënohen të tre me nga 30 vjet burgim, por sipas një njoftimi nga familja, ata sot janë dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton Koha.net.

Juria, e përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, kanë vendosur burgim të përjetshëm.

Kjo ishte dhe kërkesa e familjes Hadri.

Ky është njoftimi i plotë, pa ndërhyrje, i familjes Hadri:

Dje me, 22 nentor 2016, Kryetarja e Trupit Gjykues ia kishte shtruar Jurise se perbere prej 12 qytetaresh te perzgjedhur me short, 3 pyetje dhe 3 nenpyetje :

  1. Pyetja e pare kryesore : … I akuzuari Veselin Vukotiq a eshte fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
  2. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
  3. I akuzuari Bozhidar Spasiq a eshte fajtor per vrasjen Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
  4. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
  5. I akuzuari Andrija Drashkoviq a eshte fajtor per vrasjen me paramendim te Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
  6. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?

Pas nje shqyrtimi prej me shume se dhjete oresh Juria ne te gjitha pyetje e Kryetares kishte nje pergjigje te vetme : PO !

Ne kete menyre Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiq-in, ish-shef i UDB-se per operacione speciale dhe vrasesit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.

Nderkaq sot, me 23 nentor 2016, ani se Prokurorja e Mbretit kerkoi per fajtoret nga 30 vjet burg per çdonjerin, megjithateJuria, e perbere nga perfaqesuesit e drejtperdrejte te popullit ne sistemin e drejtesise,vendosen ndryshe : ata vendosen qe kriminelet serbe te denohen me burg te perjetshem.

Kjo eshte nje fitore e madhe e drejtesise mbi krimin politik.

Me kete vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit te Evropes, krahas organizatorit dhe vrasesve te Enver Hadrit, praktikisht e denoj edhe shtetin serb. Sepse organet serbe qe nje çerek shekulli, nuk lane gur pa levizur, qe vrasja e Enver Hadrit te mos zbardhet dhe dorasit te mos ndeshkohen.

Shpresojme se edhe vrasjet e ngjashme politike te kryera kunder shqiptareve apo kujtdo qofte tjeter do te zbardhen deri ne imtesi dhe organizatoret dhe vrasesit te marrin denimin e merituar.

Per familjen Hadri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë