Loading…

Vrasësi i grave nga Shkodra, burri vret bashkëshorten e tij të dytë

  • 08/05/2017 | 09:05

Vrasësi i grave nga Shkodra, burri vret bashkëshorten e tij të dytë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Guci e Re të Shkodrës, Shqipëri.


Burri ka vrarë me çifte gruan 30 vite më të re. Beqir Xhilaj, 74 vjeç është hera e dytë që kryen vrasje.

Ai kishte vrarë edhe gruan e parë, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Pas kryerjes së dënimit për vrasjen e parë autori ishte martuar me Lumturie Xhilaj, 45 vjeçe, të cilën poashtu e vrau.

Bashkëshorti Beqir Xhilaj 74 vjeç u arrestua menjëherë dhe ndaj tij u ngrit akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare. Policia sekuestroi edhe armën e krimit, të cilën autori e kishte me leje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë