Loading…

Vrasësi Alec Baldwin përballet me akuzën e rëndë nga përgjegjësja e armëve

  • 16/03/2022 | 19:56

Vrasësi Alec Baldwin përballet me akuzën e rëndë nga përgjegjësja e armëve

Përgjegjësja e armëve në xhirimet e filmit “Rust” ka akuzuar së fundmi aktorin Alec Baldwin për shkelje të rregullave të sigurisë, transmeton Gazeta Metro.


Në dokumentat e siguruara nga CNN,Hannah Gutierrez Reed pretendon se asaj nuk iu kërkua të inspektonte armën që aktori përdori  ku mbeti e vratë kinematografia Halyna Hutchins.

Ajo u shpreh: “Zoti Baldwin e dinte se ai nuk mund t’i drejtonte kurrë një armë zjarri anëtarëve të ekuipazhit në asnjë rrethanë dhe kishte një detyrë të sigurisë ndaj anëtarëve të tjerë të ekuipazhit.”

“Megjithatë ai drejtoi armën drejt Halyna-s përpara incidentit fatal kundër të gjitha rregullave dhe sensit të përbashkët,” rrëfeu ajo.

Hannah tha gjithashtu se ai dhe të tjerët në sheshxhirim kishin për detyrë që ta thërrisnin atë për të inspektuar armën dhe siguria e saj duhet të kryhej përpara çdo skene me armë.

Mirëpo kjo akuzë është kundërshtuar nga Alec i cili ka deklaruar se nuk është përgjegjësia e një aktori të përcaktojë nëse një armë është e sigurt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë