Loading…

‘Vrapoi për ta shpëtuar kokën’: Disa persona të maskuar sulmojnë një shqiptar në Veri

  • 05/12/2022 | 20:01

‘Vrapoi për ta shpëtuar kokën’: Disa persona të maskuar sulmojnë një shqiptar në Veri

Profesori universitar, Alban Zeneli në një postim në Facebook ka publikuar një video në të cilën thotë se disa persona të maskuar janë duke përndjekur një shqiptar në Veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se sipas banorëve në veri të Mitrovicës nuk ofron siguri askush gjatë mbrëmjeve, ndërsa shton se në urën e Ibrit disa nga banorët janë udhëzuar që të mos shkojnë as në shtëpitë e tyre.

Zeneli ka shkruar se policia e Kosovës rastin në fjalë përmes raportit 24 orësh e ka cilësuar rastin si kanosje.

”Patriota te Facebookut, linqit publik, e pishtare te barazise, ne Kosoven tone, ne prag te vitit 2023, shiheni se si perndiqet nje shqiptar ne veri, i cili vrapon per ta shpetu koken. Njerezit qe e sulmojne jane te maskuar, nderkohe qe ka disa nete qe sipas banoreve, ne veri mbremjeve nuk ofron siguri askush.”

”Bile, ne Uren e Ibrit disa nga banoret jane udhezu mos me shku as ne shtepite e tyre. Videoja eshte incizuar mbreme rreth ores 22, ne nje rruge ne mes te lagjes ‘Tre rrokaqiejt’ dhe Siptalit ne veri. Policia e ka deklaru sigurisht vetem si kanosje. A e gjithe vemendja jone bartet te nje gjest, te nje ngjarje sportive dhe efektet e saj,” ka shkruar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë