Loading…

Vrapi i Pacollit për të takuar Trumpin, dhe thirrja e këshilltarit të tij: Jepja dorën, jepja dorën |FOTO/VIDEO

  • 25/09/2018 | 20:08

Vrapi i Pacollit për të takuar Trumpin, dhe thirrja e këshilltarit të tij: Jepja dorën, jepja dorën |FOTO/VIDEO

Asambleja e Kombeve të Bashkuara është një mundësi e mirë për të takuar liderë nga e gjithë bota në një vend.


Këtë po e bëjnë edhe liderët kosovarë. Por, gjithashtu disa liderë shfrytëzojnë edhe rastin për të bërë një foto me presidentin më të fuqishëm në botë, atë të SHBA’së, për ta shitur më pas te opinioni si zotësi diolomatike, shkruan gazetametro.net

Njejtë është munduar të veprojë edhe kryediplomati kosovar Behgjet PAcolli, por fotot dhe videot e bëra dobët kanë nxjerr diçka tjetër në pah, kanë nxjerr të vërtetën e vardisjes për një shtërngim dore.

Në video dëgjohet këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, teksa i thotë shefit të tij: jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit, dhe vrapi i Pacollit pas presidentit amerikan.

Në fillim Pacolli këtë u mundua ta shesh në opinion si takim me Trumpin, por më pas komentet e shumta tallëse në profilin e tij, bënë që ai ta ndërrojë përshkrimin, duke thënë se ishte kënaqësi t’i jepte dorën presidentit amerikan. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/behgjeti/videos/944201039112978/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë