Loading…

Voziti veturën pa leje për më shumë se 70 vjet, nuk u dënua asnjëherë

  • 29/01/2022 | 09:41

Voziti veturën pa leje për më shumë se 70 vjet, nuk u dënua asnjëherë

Një burrë i ndaluar nga policia britanike u tha atyre se kishte vozitur pa patentë për më shumë se 70 vjet.


Ndërsa ishin duke patrulluar, policia e ndaloi burrin pran Tesco Extra, në Bulweel, Nottingham, të mërkurën në mbrëmje.

Policët thanë se shoferi i lindur më 1938, u tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë dhe sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në Facebook, ekipi i policisë Bulwell, Rise Park dhe Highbury Vale tha që fatmirësisht ai nuk kishte pasur kurrë një aksident.

Ekipi shtoi: “Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pasur një aksident, nuk i kishte shkaktuar dikujt një lëndim dhe kurrë nuk bëri që dikush të humbiste financiarisht, duke i goditur ata ndërsa nuk ishte i siguruar. Sigurohuni që dokumentet tuaja të jenë të rregullta sepse do t’ju kapin… një ditë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë