Kemi parë shpesh vozitës të pakujdesshëm që rrezikojnë të tjerët dhe veten në komunikacion.
Mosrespektimi i sinjalistikës dhe mospërshtatja me kushtet në komunikacion, zakonisht janë shkaktar kryesor i aksidenteve në komunikacion.
Një aksident tragjik të shtunën për një fije floku është shmangur në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Një vozitës krejtësisht i pa kujdesshëm për pak sa nuk ka shkaktuar aksident. Ai ka hyrë në parakalim ndërmjet dy vetura në pjesën e Prishtinës që ndanë lagjet Ulpiana dhe Dardania, afër selisë kryesore të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Në veturë kanë qenë disa persona dhe ajo ishte me targa 06, targa këto të rajonit të Gjilanit.
https://www.youtube.com/watch?v=_kIpc8goRqw