Mali i Zi dhe Maqedonia votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë, e politikanë të lartë të vendit nuk e kanë lënë pa reaguar në lidhje më këtë, shkruan gazetametro.net
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia duhet të ndryshojë raportet me këto dy vende, pasi ato votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Ai ka thënë se këto dy vende nuk e meritojnë miqësinë me Serbinë.
“I bëj thirrje presidentit Vuçiq ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke ua dëshmuar se duhet ta meritojnë miqësinë me Serbinë”, është shprehur ai.
“Nëse nuk e kishin guximin të votonin kundër, kanë mundur të abstenojnë dhe të dëshmojnë sa do pak çfarë u ka mbetur në raport me mendimin e Serbisë”, ka deklaruar ministri serb.
“Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë votuar për Kosovën, kanë votuar kundër Serbisë. Votat e tyre nuk e ndryshuan vendimin e Asamblesë së INTERPOL-it por duhet të ndryshohet raporti i Serbisë ndaj tyre. Presidenti Vuçiq në Qeveritë e Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk ka bashkëpuntor të sinqertë, e Serbia nuk ka miq”, është shprehur ai. /gazetametro.net