Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika, i shoqëruar nga familja e tij ka votuar në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë, njofton Klan Kosova.
“Ne sot bashkë me familjen time shfrytëzuam të drejtën kushtetuese për të votuar. Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që te dalin në votime dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre” ka thënë Nika./gazetametro.net