Loading…

Votojeni projektin e shkencëtarëve të rinj të Kosovës, në garën e re të NASA’s

  • 11/05/2017 | 18:07

Votojeni projektin e shkencëtarëve të rinj të Kosovës, në garën e re të NASA’s

Grupi i vetëm i shkencëtarëve nga Kosova, “Heliox”  ka hyrë në garën e NASA-s, me projektin  e tyre që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit që të kuptojnë rëndësinë e energjisë diellore, përmes krijimit të një mjeti kontrollues të kësaj energjie, projekt ky që doli nga Qendra Inovative Kosovare.


Skuadra e Heliox-it është e përbërë kryesisht nga studentë të shkencave kompjuterike, inxhinierëve të elektroteknikës dhe dizajnit grafik, teksa pjesë e këtij grupi janë edhe disa studentë të UBT-së, në mesin e të cilëve edhe lideri i ekipit, Agon Hysenaj.

Sfida e tyre titullohet: “You are my Sunshine”, kurse projekti i tyre ka për qëllim që t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë energjinë diellore, por edhe krijimin e një mjeti kontrollues të energjisë diellore

Sipas përfaqësuesve të këtij projekti, energjia diellore është e ardhmja për prodhimin e energjisë, teksa sipas tyre, ata ofrojnë një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet diellore, si dhe për mënyrën se si menaxhohet ajo.

Tutje, ata thanë se me zgjidhjen e tyre mund të arrihet të menaxhohet energjia që vjen nga panelet diellore, derisa parashikohet prodhimi i energjisë.

Ky projekt aktualisht ka hyrë në garën ndërkombëtare të NASA-s, në të cilin janë duke marrë pjesë projekte nga vende të ndryshme të botës, kurse votimi mund të bëhet direkt në linkun e NASA-s, duke e kërkuar grupin “Heliox”.

Linku për votim: KËTU

Linku i projektit në TouTube: KËTU

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë