Loading…

Votohen rekomandimet e PDK-së për rastin “Dehari”

  • 20/12/2016 | 16:05

Votohen rekomandimet e PDK-së për rastin “Dehari”

Pas debatit që zgjati më shumë se 5 orë, kanë dalur me disa rekomandime për rastin Dehari, në të cilat u kërkua edhe të mos bëhet politizimi i këtij rasti, shkruan Gazeta Metro.


Për rekomandimet e dala nga iniciuesi i këtij debati, PDK-ja, votuan 49 deputetë për, 13 abstenime dhe asnjë kundër. Ndërsa në votim ishte edhe projekt-rezoluta e Vetëvendosjes, e cila nuk kaloi pasi që mori 20 vota për, 17 kundër dhe 24 abstenime.

Rekomandimet e PDK-së:

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajazit, ka dhënë rekomandim se duhet të zbardhet rasti i Astrit Deharit në mënyrë transparente dhe të qohet deri në fund.

Ndër tjera, ai tha se organet kompetente duhet të merren në mënyrë të veçantë me këtë rast, dhe të zbardhet e vërteta.

Familja Dehari mund të kërkojë ekspertiza shtesë nga vendet e tjera, dhe qeveria të mbulojë shpenzimet për hetim.

Këtë rekomandim të PDK-së, konkretisht nga Zenun Pajaziti, LDK e ka mbështetur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë