Loading…

Votimi në diasporë fillon nga sot

  • 18/09/2019 | 08:31

Votimi në diasporë fillon nga sot

Diaspora kosovare do të nis votimin që nga dita e sotme (18 shtator) për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, shkruan Gazeta Metro.


Ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se 42 mijë persona kanë aplikuar për të votuar legjislaturën e ardhshme të Kosovës.

Qytetarët ë Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të diasporës do të mund të votojnë deri më datë 4 tetor.

Gjatë së martës, KQZ ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e 25 partive në fletën e votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.

Partia e parë në renditje me numër 111 është Partia Liberale Egjiptiane. Menjëherë pas saj me numër 112 vjen një ndër partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës.

Poshtë saj, në mesin e partive me numrin më të madh të votuesve, vjen koalicioni AAK-PSD 119, Nisma- AKR- PD 122, Lëvizja Vetëvendosje 126 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 134. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë