Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar 27 vjetorin e themelimit të LDK-së, për t’ju thënë deputetëve se duhet ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Mustafa tha se duhet t’ia bëjmë me dije disa deputetëve se këtë çështje do ta zgjidhim, pasi për këtë çështje kanë një përgjegjësi historike.
“Ne jemi të vendosur të punojmë që sa më parë të adresojmë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në mënyrë që të filloj sa më shpejt lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në BE. Duhet të iu treguar disa deputeteve tanë se këtë punë do ta bëjmë sepse ne në këtë proces kemi një përgjegjësi historike të cilët duhet ta menaxhojmë si LDK, sepse LDK, ka dëshmuar në shumë procese të ndjeshme, se nuk është subjekt politik që bën kompromis në tërë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës./gazetametro.net