Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Kuvendi në Bullgari do të votojë propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social ‘Twitter’, Rama bën të ditur se u telefonua nga kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov.
Rama shprehet falenderues ndaj tij si dhe shton se partia e tij i ka shpëtuar fytyrën Bullgarisë dhe BE-së. Kësaj të fundit, Rama i kërkon që të veprojë shpejt.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”, shkroi Rama.