Loading…

Vonohet kryeministri i Malit të Zi, e prish agjendën e vizitës

  • 06/02/2018 | 08:40

Vonohet kryeministri i Malit të Zi, e prish agjendën e vizitës

Ani pse është paraparë që kryeministri malazez të mbërrijë në ora 8:00 në Aeroportin e Prishtinës, kjo nuk ka ndodhur dhe ende janë në pritje të tij.


Vonesa e fluturimit të tij besohet të jetë bërë, shkaku i mjegullës së madhe që ka rënë.

Sipas pamjeve nga aeroporti i Prishtinës, asgjë nuk vërehet nga mjegulla, raporton Gazeta Metro.

Ndërkohë, për të pritur në vizitë kryeminstrin nga Mali i Zi Dushko Markoviç, çdo gjë duket se është gati. Ai në Aeroportin e Prishtinës, do të pritet nga zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli dhe ambasadorët në dy vendet respektive.

Ndryshe, janë bllokuar edhe sheshet ku janë të vendosura edhe institucionet shtetërore, ku pritet që kryeministri malazez të zhvillojë takime me krerë të shtetit tonë, raporton Gazeta Metro.

Shihni fotografitë mëposhtë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë