Loading…

Von der Leyen: Tubacioni i ri i gazit Bullgari-Greqi do të thotë liri nga Rusia

  • 01/10/2022 | 16:15

Von der Leyen: Tubacioni i ri i gazit Bullgari-Greqi do të thotë liri nga Rusia

Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e një tubacioni gazi, i cili do të ndihmojë në uljen e varësisë së Evropës Juglindore nga gazi rus dhe në rritjen e sigurisë energjitike.


Tubacioni 182 kilometra i gjatë, do të sigurojë lehtësim për Bullgarinë e cila që nga fundi i muajit prillit, ka hasur në vështirësi të sigurojë gaz me çmim të përballueshëm, kohë kur kompania ruse Gazprom ndërpreu furzimin për shkak të refuzimit të Sofjes për të paguar në rubla (monedha ruse).

Rusia reduktoi furnizimin me gaz të Evropës pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës për sulmin në Ukrainë, duke i lënë vendet e Bashkimit Evropian në vështirësi për të sigurar burime alternative furnizimi mes çmimeve në rritje.

“Ky tubacion shënon një moment të rëndësishëm për Bullgarinë dhe për sigurinë energjetike të Evropës. Do të thotë liri, liri nga varësia prej gazit rus”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një ceremonie inaugurimi në Sofje, ku morën pjesë udhëheqës nga Bullgaria, Greqia, Azerbajxhani, Rumania, Serbia dhe Maqedonisë së Veriut.

“Si këtu në Bullgari ashtu edhe në të gjithë Evropën njerëzit po ndjejnë pasojat e luftës së Rusisë. Por falë projekteve si ky, Evropa do të ketë mjaftueshëm gaz për dimër”, tha ajo.

Tubacioni Greqi-Bullgari (IGB) do të sigurojë transportin e një sasie prej 1 miliard metër kub gazi nga Azerbajxhani në Bullgari.

Tubacioni mund të sigurojë gaz për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe më tej, Moldavinë dhe Ukrainën.Ai do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora të Bullgarisë.

Gazsjellësi është i lidhur me një tjetër tubacion, pjesë e korridorit jugor të gazit që transporton gaz nga Azerbajxhani në Evropë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë